Presidenti amerikan, Donald Trump është vënë shpesh në qendër të diskutimeve për gjendjen e tij mendore.

Më herët është diskutuar nëse ai vuan nga demenca.

Kjo për shkak se gjatë një fjalimi në fillim të këtij muaji, ai harronte fjalët.

Në raste të tjera, ai nuk artikulohej siç duhej.

Por një video e publikuar të hënën ka nxitur akoma më shumë komentet.

Presidenti duket teksa mban gotën e ujit me dy duar.

Edhe në nëntor ai u filmua teksa mbante shishen e ujit me dy duar.

Komentues të shumtë thonë se kjo mund të jetë shenjë e demencës.

 

https://www.youtube.com/watch?v=3eD8KJhJnus&feature=youtu.be