sh-deputeti i PDSH-së, ish-kryetari i Strugës, ish-nismëtar dhe Kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH, e tani lider i subjektit Aleanca për Shqiptarët, z.Zijadin Sela, si duket nuk po arrinë sukses në asnjë proces reformues.

E filloi nismën për të reformuar Partin Demokratike Shqiptare, bazuar në rezultatet e dobëta që pësoi kjo parti që nga udhëheqja e Arbën Xhaferit e deri tek Menduh Thaçi.
Kjo nismë nga opinioni u përshëndet pozitivisht, njëashtu edhe nga një pjesë e antarësisë së PDSH-së.

Por, ky proces nuk zgjati edhe aq shumë, dhe Sela në pamundësi për të fituar përkrahjen e plotë të kryesisë së PDSH, praktikisht u dorëzua dhe doli në skenë me subjektin e quajtur LR-PDSH, se gjëja do të ndjekin idealin e themeluesit të PDSH-së, Arbën Xhaferit.

Sela si kryetar i LR-PDSH-së, garoi në zgjedhjet e 11 Dhjetorit të vitit 2016, në koalicion me RDK e udhëhequr nga Vesel Memedi dhe UNITETI-n e Gëzim Ostrenit, koalicion që mori emrin ‘Aleanca për Shqiptarët’.

Ky kalicion në zgjedhjet parlamentare të 11 Dhjetorit të 2016-ës, nuk arriti të fitojë më shumë se 3 deputet, LR-PDSH -2 dhe RDK-1, që nënkupton se Sela nuk arriti ta mposhtë edhe ish-liderin e t’ij Menduh Thaçin (PDSH), i cili poashtu fitoi vetëm 2 deputet.

Megjithatë, Sela bazuar në rëndësinë e proceseve në të cilët pritet që shteti i Maqedonisë të kalojë, u bë pjesë e Qeverisë bashkë me BDI-në dhe LSDM, me çrast kësaj të fundit i mundësuan të formojnë Qeverin, të quajtur Reformatore.

Por, pa kaluar 6 muaj, lideri i LRPDSH-së, si duket harroi se është pjesë e Qeverisë Reformatore, që gëzon mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit, filloi të ashpërsojë kritikat e t’ij ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-së, Zoran Zaev, edhe se ishte (është) bashkë në koalicion Qeverisës me ta.

Kjo erdhi si rezultat i vështirësisë për ta fituar komunën e Strugës, pasi që ishte futur në garë për kreun e kësaj Komunë, të cilën garë e humbi nga kandidati i BDI-së, Ramiz Merko.

Kritikat e t’ij kaluan çdo kufij saqë në disa tubime akuzoi liderin e BDI-së, Ali Ahmetin se gjëja ai është pjesë e skenarit të 27 Prillit, e që një gjë të tillë shumë e herë e ka demantuar edhe vetë Kryeministri Zaev, i cili poashtu u përgjakë në atë ditë bashkë me z.Sela.

Nisur nga këto veprime që nga fushata e zgjedhjeve lokale, sot, Sela mund të largohet edhe nga Qeveria Reformatore ‘LSDM-BDI’, për inate të ndryshme partiake, e që do të ishte një gabim i madh politik i t’ij, pas atyre dështimeve të reformoj PDSH-në, të fitojë komunën e Strugës, e pa pranueshme do të ishte edhe nga vet elektorati i LRPDSH-së të distancohet edhe nga Qeverisja reformatore, pas rënies së Gruevskit. /ilirianews.mk/