Prof.Kristo MUZAKA

 

Rusia vendi me model ‘autokratik’ dhe dikur shembull i diplomacisë të shkëlqyer sidomos gjatë luftës së ftohtë, ndërsa sot po përballet me kaos total të përfaqësive në Europën Perëndimore dhe në veçanti në Ballkanin Perëndimor.
Moska duket se është vënë në alarm pasi në disa vende në Europë janë shtuar rastet e dëbimit të punonjësve të ambasadave ruse të lidhura me shërbimet sekrete. Zhgënjimet e njëpasnjëshme të përfaqësuesve rus në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni sidomos në fushat e investimeve në energjitike, investimet ruse në këto vende dhe bashkimi i këtyre vendeve drejt BE-së ka bërë që Emisari i Putin të urdhërojë menjëherë shkarkimet nga detyra shumë funksionarë rus.
Sipas mediave rumune influenca ruse është prezente në media në sajë të financimeve të shumta në formë donacionesh, dhuratash, dhënie intervistave eskluzive të zyrtarëve të lartë rus disa gazetave pro ruse në vecanti nuk kanë kënaqur Sergey Lavrovin i cili sapo ka informuar presidentin e tij, ky i fundit ka urdhëruar marrjen e masave të largimit dhe zëvendësimit të tyre pa pritur akoma vitin e RI.
Sipas Qendrës së Studimeve Europiane vetëm gjatë vitit 2017 janë evidentuar nga autoritete përkatëse të shtetëve europiane 21 raste dhe janë shpallur persona non grata punonjës të ambasadës ruse në Mal të Zi, Ukrainë, Moldavi, Rumani dhe së fundmi edhe 2 raste në Shqipëri.
Kjo situatë duket se ka përfshirë edhe ambasadën ruse në Tiranë ku së fundmi është dekretuar largimi i 10 punonjësve të cilëve sipas burimeve të besuara u është njoftuar largimi nga Tirana nga emisarët rus të MPJ-së ruse.
Drejtori i Aparatit Qëndror në Moskë, Z.S.Ushakov ka njoftuar përfaqësitë diplomatike ruse në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe ka urdhëruar marrjen e masave ndaj zyrtarëve rus të cilët kanë përformancë shumë të dobët.
Lista nuk bëhet publike por udhëtimi urgjent i Ushakov dhe përfaqësuesit të Sputnik për BAllkanin Perëndimor, në Sofie dhe takimi i krerëve të ambasadave ruse të Vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë nënkupton se largimet janë pikërisht nga këto përfaqësi. Diplomatët e shkarkuar janë të rangut të lartë pasi edhe masat që merr Presidenti në këto raste përfshin Sekretare të Parë, Këshilltare madje edhe në rang ambasadori e zv.ambasadori.
Kjo është hera e dytë që ndaj diplomatëve ruse në botë merren masa kaq drastike dhe kjo lidhjet jo vetëm me performancën e dobët por edhe me sjellje jo të hijshme që nuk i përkasin diplomatit sovietik.
Masat drasktike të Moskës vijinë fill për shkak se autoritetet Rumune kanë deklaruar “të padëshirueshëm” shtetasin serbo-rus të akuzuar për spiunazh ushtarak dhe sot Moska u kundërpërgjigj me arrestimin e një shtetasi norvegjez të akuzuar si agjent secret, i huaj.
Nuk përjashtohet mundësia e largimit të diplomatëve të tjerë rus për përformancë të dobët dhe vetë S.Lavrov në një raport të dërguar Agjensisë së Lajmeve Sputnik për Ballkanin ka theksuar se diplomacia ruse në Ballkan nuk i ka realizuar objektivat e saj dhe pas një analizë të thellë në Moskë, kushdo nuk ka kryer detyrat e funksionit të tij duhet të ndëshkohet dhe largohet menjëherë nga detyra.
A do të funksionojë dora e hekurt e Putin për të rritur nivelin e diplomacisë ruse në këto vende! Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim por mbetet misteri i shkarkimit dhe largimit të diplomatëve rus dhe gjendja e kaosit do të vazhdojë.