Luana Vjollca është një nga vajzat e showbizit më të përfolura për pyetjen që ka ‘munduar’ shumë vitet e fundit| “A ka bërë operacione plastike?”.

Vetë Luana disa herë e ka mohuar të ketë bërë operacione sa i përket trupit, por çfarë thotë Doktori i VIP-ave për këtë? I ftuar në emisionin “Një kat më lart”, Skerdi Faria u shpreh se sipas tij Luana nuk ka bërë ndërhyrje, por mund të ketë hequr dhjam dhe e ka vendosur në vithe.

“Kam vite që nuk e kam takuar live Luanën të them të drejtën, por ndërhyrje nuk mendoj se ka bërë”, u shpreh Skerdi Faria dhe më pas shtoi: “Ajo mund të ketë hequr dhjamë në disa zona dhe i ka vendosur në vithe”.