Këto ditë ka qarkulluar lajmi se “Bes Kallaku e ka humbur njeriun më të shtrenjtë”. Sipas asaj që shkruhej, aktori dhe këngëtari nga Shqipëria kishte humbur një person shumë të dashur, që ishte sëmurë prej një kohe të gjatë.

Edhe pse nuk jepej informacion, lajmi u shpërnda në internet dhe natyrisht që e ka terrorizuar familjen e tij. Për këtë arsye, aktori ka bërë një reagim në rrjetet sociale për t’i përgënjeshtruar këto pohime.

“Po ç’janë këto lajme mor aman, se na terrorizuan familjen”.

“Ç’janë këto portale, si mund t’i lejojnë? A ju qit Zoti faret ishalla.

“(Kur të fillojnë edhe këta tjerat pastaj: ‘Shpërthen Bes Kallaku…’)”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram.

Image