Sonte në “Xing me Ermalin” ndodhi një situatë e paparashikueshme, kur gjatë intervistës së Blerim Destanit, modelja hyri në studio papritur, ndërpreu emisionin dhe i kërkoi llogari aktorit.
“Ku ishe ti? Telefonon pse nuk e hap? Si do e zgjidhim këtë muhabet se s’do vazhdoj gjithë jetën kështu, nuk e përballoj dot…”, i tha Oriola – Blerimit ndërsa ai i pëshpëriti diçka në vesh dhe e qetësoi.

Oriola më pas u ul në kolltukun e të ftuarve ndërsa Ermali sugjeroi që ajo të zbulonte pak nga jeta e saj, karriera, pasi siç dihet ajo pritet të publikojë një këngë, por Blerim Destani ndërhyri duke thënë që më mirë ta lë premierë.
“Po edhe unë ashtu mendoj. Jam dakort me burrin tim të ardhshëm”, tha Oriola duke habitur me deklaratën të cilën nuk dihet nëse modelja e tha apo jo me humor.