U përfol në mediet turke për një tradhti të mundshme të Mehmet Dincerler, i dashuri i aktores së njohur të “Jetë”, Hande Ercel. Ndërsa aktorja nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me këtë lajm, ka qenë vet biznesmeni i njohur, ai i cili, ka kërkuar të saqarojë çdo gjë.

“Dikush po kërkon të na bëjë keq” – ka thenë ai.

Ndër të tjera, Mehmet ka nënvizuar faktin se këto lajmë të dala për të nuk janë të vërteta.
“Siç ju e dini, unë nuk flas shumë për jetën time private por megjithatë më duhet të them se asgjë nuk është e vërtetë në lidhje me marrëdhënien time me Handen. Nuk e kuptoj se duhet të thuhet të tilla gjëra kur asgjë nuk ka ndodhur.” – ka përfunduar i revoltuar Mehmet.