Lotët, qofshin nga gëzimi, frika, zemërimi apo trishtimi, me sa duket ata të gjithë duken njësoj.

Por a është kështu edhe për përbërjen kimike?

Shumë do të thonë “PO”. Por një studim i fundit ka treguar se nuk është kështu, lotët ndryshojnë në varësi të arsyes pse ne qajmë.

Studiuesit analizuan 100 lloje të lotëve dhe kanë gjetur se ka tri lloje të ndryshme në bazë të molekulave të ndryshme që i përbëjnë ato.

Ato ndahen në psikike, reflektimi dhe bazale, e dallojnë që nga rezistenca, kapaciteti i avullimit, deri tek përbërja.

Por jo vetëm, edhe përqendrimi brenda çdo “pike” është i ndryshueshëm.

Me pak fjalë, ne me të vërtetë mund të themi se nuk ka një lot identik dhe secili mbart brenda tij një eksperiencë të veçantë.