Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së do të mblidhet të dielën për të diskutuar dhe vendosur rreth dorëheqjes së liderit të kësaj partie, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Statusit të partisë, duhet më së paku 100 vota të anëtarëve të Komitetit qendror për t’u pranuar dorëheqja e Gruevskit. Pas kësaj, duhet të vërtetohet propozimi i Komitetit Ekzekutiv për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm që është caktuar për më 23 dhjetor në Vallandovë.

Megjithëse nuk ka ndonjë emër konkret, Kanal 5 raporton se ka disa kandidatë që kanë dalë në terren dhe po mbledhin nënshkrimet e nevojshme për të hy në garën për kreun e VMRO-DPMNE-së.

Në prak të protestës, lëvizja për reforma në këtë parti ka bashkuar forcat me FRODEM-in e Jove Kekenovskit që do të tentojnë t’i futin kërkesat e tyre brenda partisë. Ata do të bëjnë të ditur më 17 dhjetor se si do të veprojnë më tutje.

Global