Këtë të enjte Shqipëria e vogël ndodhet në një sprovë të vështirë në OKB e sidomos në raportet me SHBA-të, Presidenti i të cilit ka paralajmëruar se shtetet që votojnë kundër vendimit për njohjen e Jeruzalemit, do t’u ndërpritet asistenca financiare.

Shqipëria në fakt është njëra ndër vendet që përfiton financiarisht nga SHBA, por kësaj here vendi ynë ndodhet në një pozitë të vështirë, pasi deri më tani Shqipëria është pozicionuar politikisht me BE-në, e cila refuzon vendimin e Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqendra e Izraelit.

Mbi këtë çështje ka shkruar këtë të enjte edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se një votë kundër SHBA-ve është plotësisht jo në interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.