Në radhët e Lëvizjes BESA po vijojnë debatet e brendshme dhe zhvillimet përbrenda me skenare të ndryshme se kush do të marrë drejtimin e partisë në Kongresin e caktuar për vitin e ardhshëm. Janë porosi të ndryshme që përcjellin një mesazh.

“Ulurima e çakenjve është derisa luani të ngrihet në këmbë”, kështu e ka emëruar këtë foto Mukebir Palloshi anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA.

A paraqet ky postim ndonjë porosi për kundërshtarët politik të Lëvizjes Besa ose kjo është vetëm një postim me porosi në garën për kryetar të Lëvizjes Besa, ka shkruar Lajmpress.
Në foto janë Mukebir Palloshi, Muamer Ramadani, Gani Rexhepi dhe Skënder Rexhepi i cili në disa raste është përmend si kandidat i mundshëm për të marë udhëheqjen e Lëvizjes Besa.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka demantuar zërat për gjoja largimin e tij nga ky subjekt politik.

Ai në një prononcim për Zhurnal thotë se as që e kam ndërmend të largohem nga Lëvizja BESA sepse është e imja, si thotë ai, aq sa e çdo anëtari të partisë.

“As që e kam ndërmend të largohem nga Lëvizja BESA sepse është e imja aq sa e çdo anëtari të partisë”, thekson për Zhurnal, Arjanit Hoxha  nga lëvizja BESA, i cili nga disa bashkëpartiak është përmendur se si ka ndërruar shumë parti, duke filluar me PPD e Abdilhadi Vejselit, DR dhe më pas Lëvizjen BESA.