Pas shpenzoi mbi 200 mln euro gjatë merkatos së verës, AC Milan pritej të ishte kandidat për të luftuar për titullin këtë sezon, ose të paktën të konkurronte për një vend në Evropë, por për momentin është 18 pikë larg Napolit.

Herën e fundit që Milan fitoi Serie A ishte viti 2010/11. Ishte sezoni debutues i Zlatan Ibrahimovic dhe suedezi shënoi 14 gola duke udhëhequr Kuqezinjtë drejt Scudetto-s.

Pasi Ibrahimovic u largua për te PSG në 2112, Carlos Bacca u prit si pasardhësi i tij në San Siro. Pas tij kishte shumë sulmues të tjerë që erdhën për të zëvendësuar gjigantin e Manchester United por të gjithë kanë dështuar. Më poshtë keni 10 sulmuesit që kanë dështuar për të qenë pasardhësit e Ibrahimovic te AC Milan.

Mattia Destro

Ai u konsiderua si një blerje me të ardhme të madhe përpara tij pas një sezoni të mirë te AS Roma. Por Destro nuk arriti të shkëlqente. Ai nuk arriti të përsëriste paraqitjet e në sezoni më parë dhe si pasojë u largua për te Bologna një sezon më pas.

Gianluca Lapadula

Momentalisht i huazuar te Genoa pas vetëm një sezoni të kaluar te Milan, Gianluca Lapadula u mor nga Pescara pasi shkëlqeu në Serie B. Sulmuesi i lindur në Torinë ka kaluar shumicën e karrierës së tij në ligat e ulëta dhe debutoi në Serie A në moshën 26-vjeçare. Lapadula-s iu deshën tre muaj për të shënuar golin e parë me Kuqezinjtë.

Nikola Kalinic

Katër gola të shënuar nga Nicola Kalinic në 15 ndeshje pas u transferua nga Fiorentina në verë. Shumë pak për një lojtar që shënoi 15 gola sezonin e kaluar të Serie A.

Fernando Torres

Torres iu bashkua Milan-it në fillim të sezonit 2014/15 dhe nuk arriti të shënonte më tepër se një gol gjatë periudhës së tij të shkurtër në Serie A. Torres në fillim iu bashkua Kuqezinjve në formë huazimi por pas një gjysmë sezoni ai u rikthye te Atletico Madrid.

Alessandro Matri

Pasi nisi karrierën e tij me AC Milan në 2003, Alessandro Matri u ribashkua me ish-klubin e tij për 11 milionë euro në verën e 2013. Gjithsesi, rikthimi i tij ishte një dështim pasi ai rrallëherë luajti si titullar dhe shënoi vetëm një gol në 15 ndeshjet e tij në Serie A. Tani ai luan te Sassuolo.

Andre Silva

Silva u rekrutua nga Porto në verën e 2017 për një çmim që mund të shkojë deri në 40 mln euro. Gjithsesi, deri tani sulmuesi ka pasur një start karriere me ulje-ngrite. Portugezi ka arritur të shënojë tetë gola në 10 ndeshje të Europa League. Gjithsesi në Serie A është një histori komplet ndryshe, pasi ai nuk e ka bërë akoma sefte.

Luiz Adriano

Sulmuesi brazilian Luiz Adriano ka shijuar vite të suksesshme në Ukrainë me Shakhtar Donetsk përpara  se t’i bashkohej AC Milan për 8 mln euro në 2015. Por edhe ai dështoi duke shënuar vetëm katër gola në sezonin debutues. Një sezon më pas ishte akoma më keq, deri sa u largua për te Spartaku i Moskës në Rusi.

Mario Balotelli (periudha e dytë)

Për të qenë të sinqertë, karriera e Balotelli-t në periudhën e parë kur u transferua nga Manchester City te Milan ishte e suksesshme. Paraqitjet e tij bindën Liverpool të blinte lojtarin por ishte një blerje që rezultoi më se e dështuar. Në 2015 ai u rikthye te Milan në formë huazimi por shënoi vetëm një gol përgjatë gjithës sezonit.

Giampaolo Pazzini

I famshëm pasi shënoi golin e parë në stadiumin e ri të Wembley teksa luante për U21 e Italisë, Pazzini mbërriti te Milan gjatë së njëjtës verë kur u largua Ibrahimovic. Ai kaloi një start relativisht të mirë me 15 gola në 30 ndeshjet e para të Serie A. Por më pas pati një rënie të dukshme duke shënuar vetëm gjashtë gola në dy sezonet që pasuan.