Pothuajse gjashtë ton kokainë janë gjetur të fshehura në mesin e qindra bananeve në një anije në portin e Algeciras, në Spanjën jugore.

Konfiskimi i bërë nga policia dhe doganierët është një nga më të mëdhenjtë në Evropë gjatë dy dekadave të fundit.

Droga  e kapur vlerësohet të ketë një vlerë prej 249 milion dollarësh.

Raportohet se ajo ka ardhur nga qyteti kolumbian i Medellinit dhe se ishte nisur drejt portit të Barcelonës.

Policia spanjolle njoftoi se tre persona ishin arrestuar, duke saktësuar se bëhej fjalë për një spanjoll i cili besohet të jetë kryetari i grupit të drogës, një shtetas nga Hondurasi dhe një qytetar portugez.

Gjithashtu mësohet se dy persona të tjerë janë duke u hetuar.

Ky është sekuestrimi i dytë më i madh i kokainës që është bëhet në Spanjë. Në 1999-ën  7.6 ton kokainë u gjetën në një barkë peshkimi që u përkiste trafikantëve rusë.

Mësohet se droga ishte e një kualitetit të lartë, dhe ishte nisur të shpërndahej drejt Europës. /SYRI.net/