Shumë të dënuar i rikthehen veprave penale edhe pasi lënë qelinë. Por për rastin e një 53-vjeçari nga fshati Xhafzotaj i Durrësit vepra është përsëritur teksa ai ndodhej në burg.

Burri me inicialet L.D që ndodhej në masë arresti me burg, ka përdorur telefonin e burgut në Durrës për të marrë gruan e tij.

Siç policia raporton, ai e ka kërcënuar atë se do ta vrasë. Bashkëshortja e tij L.H vjeç 37, banuese në Tiranë e ka denoncuar ngjarjen në polici.