Në shumë shtete evropiane depilimi izonës intime me dyll nuk është një praktikë shumë e përhapur ndoshta për vetë faktin që kushton, por në Shqipëri ndodh krejt e kundërta.

Lulëzimi i qendrave estetike thuajse në çdo cep pallati do të thptë që femrat shqiptare mund t’ia lejojnë vetes një makikyr pedikyr apo një depilim profesional.

Përsa i përket shërbimit të fundit, duhet të dini që estetistet nuk j’ua thonë të gjithë sekretet e punës së tyre ndaj Living do të ndajë me ju poshtë 9 gjërat që duhet të dini para se të depiloheni me dyll.

1. Mos kini turp nga qimet dhe një javë para të depiloheni me brisk vetëm për të qenë sa më të rregullta. Nëse ju prishni rutinën e depilimit qimet do të jenë më të forta dhe procesi do të jetë shumë i dhimbshëm.
2. Mos u depiloni një ose dy ditë pasi keni pirë alkool. Mund të tingëllojë çuditshëm, por alkooli zgjeron venat e gjakut duke ju bërë më të ndjeshme.
3. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet seksuale. Prisni të paktën 24 orë nga marrëdhënia e fundit para se të lini një takim me estetisten.
4. Shmangni aktivitetin apo kontaktin fizik për 12 ose 24 orët e ardhshme pasi lëkura mund t’ju irritohet.
5. Bëni një scrub një ditë para depilimit për të stimuluar daljen e qimeve nën lëkurë dhe për të zbutur lëkurës, sidomos nëse më parë jeni depiliar me brisk.