Gjatë rrokullisjes së një feriboti që udhëtonte nga porti Real, i cili ndodhet 70 kilometra në lindje të kryeqytetit filipinas, Manilë, deri në ishullin Polilo, jetën e humbën katër persona, shtatë llogariten të zhdukur, ndërsa 240 janë shpëtuar, mes të cilëve ka edhe të lënduar.

Fatkeqësia ndodhi për shkak të stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme. Në feribot ndodheshin 251 persona.

Roja bregdetare theksoi se, feriboti me peshë prej 206 tonëve, nuk ka qenë i stërngarkuar, sepse ka pasur kapacitet për 286 persona, si dhe se nuk ka informata të hollësishme se si ka ndodhur fatkeqësia.

Aksionin shpëtimtar, në të cilin marrin pjesë barka të rojes bregdetare dhe helikopterë ushtarak, po e vështirësojnë moti i lig dhe valët e larta.