Dalin detaje të reja nga arrestimi i 28-vjeçarit në Mal të Zi, pasi u kap me kanabis dhe heroinë.

Shkodra.News ka mësuar se shqiptari i kapur me gati 1 ton kanabis dhe 1.7 kilogram heroinë në Mal të Zi, Ndue Pepaj është këshilltar i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe.

28-vjeçari Pepaj mësohet se kishte në pronësi një nga restorantet më të njohur në Bajzë.

Në operacionin policor, bashkë me Pepajn u arrestuan dhe 11 persona në Mal të zi të cilët ishin pjesë e orgnizatës që drejtohej nga 28-vjeçari.