Të gjithë e thonë këtë, se pse duhet të presë dikush për të provuar gjërat e bukura në jetë?

1. Çfarë po pret?

Të gjithë e thonë këtë, sepse pse duhet të presë dikush për të provuar gjërat e bukura në jetë? Por askush nuk ju pyet ju pse nuk bëni joga, apo pse nuk shkoni të shihni një koncert të Beyonce-s. Kush tha që seksi është më urgjent se aktivitetet e tjera argëtuese?

2. S’quhet lidhje nëse s’ke bërë seks.

Pra ti që bën seks, fjala vjen për një natë, je e lidhur? Kjo s’do të thotë asgjë.

3. Uaa, po ti je gjithë kjo gocë!

Pse ka ndonjë rregullore që vajzat e bukura duhet të bëjnë seks patjetër, kurse ato më pak të bukurat jo? Ajo s’po pret që ti duket dikujt mjaftueshëm seksi sa për të bërë seks. Thjesht s’do.

4. Gjynah, s’ke patur shumë fat ëëë…

Askush s’ka pse nxiton për të hequr virgjërinë, a thua se është ndonjë hall i madh apo peshon shumë. Kjo s’do të thotë se nuk ka dalë kurrë me dikë të hairit, thjesht seksi nuk është misioni i të gjithëve në jetë.

5. Hë me se s’do zgjasi shumë.

Dhe kjo kafeja jonë po ashtu. Nëse e humb nesër apo ditën e dasmës, ty ç’të hyn në punë?

6. Oh sa e virgjër je.

Është njësoj si t’i thuash dikujt “kurvë” në fytyrë. S’mund ta ofendosh dikë nga mungesa e eksperiencave.

7. Po si d.m.th., ti s’ke bërë asnjëherë asgjë asgjë fare?

Vajzat e virgjëra nuk janë krijesa mitologjike që nuk i kanë prekur asnjëherë. E njihni paralojën besoj? Po, ajo ka ndodhur.

8. Po s’ta ka qejfi ndonjëherë?

Po, si çdo qenie tjetër njerëzore eksitohen dhe kanë nevojat e tyre.

9. Nuk të lejohet për shkak të fesë?

Sidoqoftë, pse duhet të japë dikush sqarime për virgjërinë e vet. Askush s’të pyet ty pse puthe dy djem në bar dhe pastaj shkove bëre seks me ish-të dashurin apo jo?

10. Hë o gocë bëje se s’u bë hataja!

Për ty mbase nuk është diçka e madhe, por asaj i intereson. Ti je e rrezikshme dhe një nga ata njerëz që shtyjnë miqtë për të provuar cigaren apo drogën për herë të parë. E tmerrshme!

11. Pse? Çfarë problemi ke?

Pse duhet të ketë patjetër diçka që nuk shkon që s’po bën seks e bijë e botës? Çdo gjë në rregull. Ajo po i ha vaktet tamam dhe po pi sasinë e rekomanduar të ujit në ditë. ti do dehidartohesh dhe do rrudhesh nga mungesa e respektit dhe mirësjelljes. S’të kanë mësuar asgjë në familje?

via GIPHY

12. Seksi është i paparë!

Po pra, mezi po pret.

13. Bëj një çikë qejf!

Le të themi që seksi nuk është e vetmja formëq për të shijuar jetën. Ka të tjera mënyra që mund të zgjerosh horizontet pa qenë nevoja te kësh një penis brenda.

14. Orgazmat janë të papara! Po humb kot

Me ç’kemi dëgjuar (dhe provuar khë khë) seksi nuk është e vetmja mënyrë (apo më efektivja) për të kaluar në orgazëm.

15. Si duron i dashuri jot?

Nëse do donte vetëm seks, me siguri do të ishte me dikë tjetër tani.

16. Moj, mos nuk të pëlqejnë çunat!

Seriozisht? Sasia e seksit nuk ka të bëjë fare me orientimin seksual. Vetëm se nuk fle me djem, s’do të thotë që nuk ndizet nga ideja e Ryan Gosling pa bluzë.

17. Ah, ti je e virgjër, s’do ta kuptoje kurrë!

Çfarë s’do kuptonte. Qëkur të qenit e virgjër të kthen në një alien?

18. S’dukesh si e virgjër…

Kush tha që virgjëreshat kanë një sjellje specifike? Flirtojnë, puthen me djem, praktikisht gjithçka përveç pjesës së ‘penisit në vaginë’.