Prof.Dr. Vebi Xhemaili

Dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdhatë të Rilindjes sonë Kombëtare, në gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptarë me heroizmin e tyre u bën pasuri kombëtare dhe janë më meritorët, për gjatë gjithë historisë për të tashmen dhe të ardhmen e kombit tonë, nga luftërat e Skënderbeut deri më sot.

Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori, u japin shpirt ngjarjeve historike, Bijë e të cilave është edhe liria jonë kombëtare të cilën deri më sot e kemi gëzuar, pjesë pjesë dhe të ndarë në disa shtete, ku gëzimi nuk ka qenë gjithkund i njëjtë dhe i plotë ashtu siç është edhe vet gjendja e tanishme e shqiptarëve midis Ballkanit.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat më kryesore të lirisë së një pjese të kombit shqiptarë e cila pas një periudhe të gjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shtetit edhe pse të vogël shqiptar, ai edhe ashtu siç ishte na bëri më të fortë si komb, kur dihet se shqiptarët ishin të kërcënuar, pushtuar dhe rrezikuar nga të gjitha anët për zhdukje, por që fal atij shteti sado të vogël e të brishtë, shpresat tona nuk u zhdukën kurrë, por u rritën duke na dhënë forcë dhe kurajë për të arritur në krijimin e dy shteteve të pavarura.

Ndaj edhe me shumë të drejtë, të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, e festojnë me krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit shqiptarë, këtë ditë të nderimit dhe mirënjohjes së pakufishme ndaj të gjithë atyre që bën gjithçka për Shqipërinë dhe kombin, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, që pjesa me madhe shqiptarëve sot e gëzojnë.

Flamuri ynë tregon qëndresën e pa tundur patriotike, atdhetare, fisnike dhe burrërore në luftërat e rrepta për mbrojtjen e tokave tona të shenjta. Flamuri ynë është shenja e qëndresës, e vendosmërisë, sakrificës, trimërisë dhe betimit që popullit dhe vendit që i garantoi lirinë e merituar. Flamuri ynë ka lundrua mbi lumenj, ka valuar në duart e heronjve dhe trimave mbi fushat e nderit nëpër betejat e përgjakshme gjatë luftërave për fitore, ka kaluar male e suka, Alpe e bjeshkë, Daçiq, Shkëlzen e Ulqin në Gjeravicë e Manastir, Boletinë e Bujanovc, Çakorr e Ohër, Çamëri e Luboten , Preshevë, Kumanovë e Sharr, Medvegjë e Mitrovicë, Shkup e Ohër, Prishtinë e Kërçovë, Gostivar e Tiranë , Dibër e Tuzë, Plavë e Guci, pra ne të gjitha ato vende ku bukës i thonë bukë e ujit-uji me kënaqësi-KOMBËTARE.