Ronaldo, Hazard e Robben – janë vetëm disa nga super lojtarët që momentalisht kanë më pak gola se Paulinho.

Kur Barcelona pagoi 40 milionë euro për Paulinhon për ta sjellë sërish në Evropë nga Kina, të gjithë filluan ta quanin “transferim i dështuar”.

Por, deri më sot 29 vjeçari ka dëshmuar të kundërtën duke u bërë pjesë shumë e rëndësishme në formacionin e Ernesto Valverdes, në mungesë të të lënduarit Ousmane Dembele.

Ai deri më tani ka shënuar gjashtë gola në ligë, më shumë se shumë futbollistë me emër, duke përfshirë këtu edhe fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon, raporton Marca