Massimiliano Allegri ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për derbin ndaj Interit, ku mungon kapiteni Gianluigi Buffon

Juventus ka marrë një goditje të madhe vetëm një ditë para ndeshjes me Interin, pasi do të mungojë portieri Gianluigi Buffon.

Trajneri Massimiliano Allegri ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, ku mungon italiani.

Për shkak të lëndimit mungon edhe Stephan Lichsteiner, ndërsa për këtë takim është gati Giorgio Chiellini.

Lista e plotë: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Loria