Sebastian Vettel duket se e ka kuptuar gabimin që i mohoi titullin kampion, ndonëse kryesoi renditjen në pjesën më të madhe të sezonit

Gjermani i Ferrarit deklaroi në galanë e përvitshme të FIA-s, se gabimi më i madh i tij, ishte ai i Bakusë në Azerbajxhan, duke iu referuar incidentit të panevojshëm me Hamiltonin.

“Momenti i keq ishte në Baku, ku shkatërrova garën me një veprim të panevojshëm, me Hamiltonin. As në Singapor dhe Japoni gjërat nuk shkuan mirë, por kjo ishte diçka që nuk varej nga unë”, tha piloti gjerman.

Sebastian Vettel u pozicionua i dyti në garën për titullin kampion, të fituar pikërisht nga britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton.