Personi që qëllimisht u fut me shpejtësi me veturë në mesin e turmës së njerëzve në Melbourne të Australisë është përdorues i drogës dhe ka probleme të shëndetit mendor, por nuk ka lidhje me terrorizmin thotë policia.

Shtetasi australian me prejardhje afgane është dërguar në paraburgim pas marrje në pyetje.

Ai u fut qëllimshëm në turmën e njerëzve në qytetin e dytë më të madh në Australi, duke lënduar kështu 14 persona.

Ai u arrestua nga Policia ku përgjatë rezistimit për t’u arrestuar ishte lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Personi i dytë i arrestuar nuk kishte lidhje me incidentin, vetëm se u kap duke e  filmuar  atë dhe kishte në posedim disa thika. Policia thotë se ai  tashmë është duke bashkëpunuar rreth kësaj ngjarje.