Unai Emery mund të jetë duke luajtur sezonit e tij të fundit me skuadrën franceze, PSG

Trajneri spanjoll, Unai Emery edhe këtë sezon do të ketë mundësi për të fituar Ligën e Kampionëve me PSG, ose do të largohet.

Drejtuesit e skuadrës franceze ia kanë dhënë ultimatum që këtë sezon të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi sezonin e kaluar kishte dështuar në Evropë dhe Francë.

Ai do të ketë punë shumë të vështirë në 1/8 e finales, pasi do të luajë kundër kampionit aktual të Evropës, Real Madrid.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, nëse ai dështon, atëherë PSG do të kërkojë trajner të ri dhe tashmë janë shtatë kandidatë për këtë pozitë.

Trajnerët që janë në listën e PSG-së janë: Diego Simeone, Jose Mourinho, Villas Boas, Luis Enrique, Mauricio Pochettino, Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte.