Cristiano Ronaldo dëshiron më shumë fëmijë dhe Topa të Artë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka katër fëmijë dhe Topa të Artë, por ai kërkon më shumë për të ardhmen.

Gjatë ceremonisë së Topit të Artë, ai u pyet nga përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos se cila ishte dëshira e tij për Krishtlindje, Ronaldo tha: “Edhe një fëmijë”, qesh dhe pastaj thotë se ishte shaka.

“I dua shtatë fëmijë dhe shtatë Topa të Artë”, tha në fund duke qeshur Ronaldo.