Modelet Scenic dhe Grand Scenic me motor të ri 1.3 litra benzinë mund të porositen në tregjet e veçanta evropiane nga 1 janari 2018.

Renault Nissan në bashkëpunim me Mercedes zhvilloi motorin e ri turbo-benzinë, i cili do të jetë i pranishëm në të dyja variantet.

Në versionin më të dobët prodhon 115 kuaj fuqi, derisa agregati më i fuqishëm porosit 140 kuaj fuqi.

Mercedesi ndërkaq konfirmoi se motori i benzinë do të jetë pjesë e gjeneratës së ardhshme të klasës A, por edhe të modeleve tjera si klasa B dhe GLA.

Renault-Nissan dhe pronari i markës Mercedes, kompania Daimler, bashkëpunojnë në prodhimin e motorëve që shtatë vjet, ashtu që dizeli Renault 1.5 litra dCi përdoret edhe në Mercedes klasa A, B dhe crossover GLA.