Real Madrid ka shënuar fitore prej 3:2 ndaj Borussia Dortmund, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
Kampioni i Evropës, Real Madrid e ka kryer punën në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, duke fituar 3:2 në Santiago Bernabeu.
Golat për vendësit i shënuan Mayoral, Ronaldo dhe Vazquez, ndërsa për mysafirët të dy golat i shënoi Aubameyang.
Me golin e sontëm Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve dhe shënon 60 gola në këtë fazë, duke barazuar kështu Leo Messin.
Pas kësaj fitoreje Reali mbetet në vendin e dytë në Grupin H më 13 pikë, tri më pak se sa Tottenham në vendin e parë.