Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se Neymar mund të luajë në Real Madrid

Që prej largimit nga Barcelona gjatë verës së kaluar dhe kalimit në PSG, Neymar vazhdimisht lidhet me një kalim të mundshëm në Real Madrid.

Se ai mund të transferohet në Real e pranon edhe legjenda Rivaldo.

“Neymar në Real Madrid? Ju kurrë nuk e dini”, tha Rivaldo, para se të tregonte nëse bëri mirë që u largua nga Barcelona.

“Ai dëshironte të bëhej më i mirë dhe ai bëri zgjedhjen e duhur për ta arritur atë”.