Më shumë se 100 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie tropikale që përfshiu Filipinet jugor, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të humbur.

Stuhia Tembin  shkaktoi përmbytje të shpejta  duke shkrirë edhe disa pjesë të ishullit Mindanao.

Dy qytetet më të goditura ishin Tubod dhe Piagapo, ku një numër shtëpish u ‘varrosën’ nga gurët, transmeton KosovaPress.

Filipinet vuajnë rregullisht nga stuhitë vdekjeprurëse tropikale, megjithëse Mindanao nuk është goditur shpesh.

Stuhia Tembin përfshiu erëra të forta me shpejtësi deri në 80km/h.