Liverpool ka shënuar fitore të thellë prej 7:0 ndaj Spartak Moscow në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Skuadra angleze, Liverpool e ka mbyllur fazën e grupeve në mënyrën më të mirë, duke mposhtur në Anfield skuadrën ruse Spartak Moscow me rezultat të thellë 7:0.

Golat për Liverpoolin i shënuan Coutinho het trik, Firmino, Mane dy dhe Salah.

Pas kësaj fitoreje Liverpool mbetet në vendin e parë në Grupin E më 12 pikë, tri më shumë se sa Sevilla në vendin e dytë.