Juventus ka shënuar fitore 2:0 ndaj Genoas, për të kaluar në çerekfinale të kupës

Skuadra e Juventusit ka vazhduar rrugëtimin e saj në Coppa Italia, pas fitores 2:0 ndaj Genoas në Allianz Stadium.

Golat për Juventusin i shënuan të dy sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Pas kësaj fitoreje Juve e siguron fazën çerekfinale të Coppa Italia.