Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën e sotme në të cilën është duke u diskutuar buxheti i vitit 2018, tha se nga të dhënat buxhetore, do të ketë rritje dinamike të ekonomisë.

Haradinaj tha se rritja ekonomike do të jetë prej 4.6 për qind,

“Të hyrat buxhetore janë më shumë se 6 për qind”, tha Haradinaj para deputetëve./KosovaPress/