Gennaro Gattuso ka kritikuar paraqitjet e sulmuesit portugez, Andre Silva

Sumuesi portugez, Andre Silva gjatë verës së kaluar u transferua nga Porto për 38 milionë euro dhe cilësohej si përforcimi më i madh i Milanit.

Por, kur kanë kaluar vetëm 4 muaj, ai po kalon momente shumë të vështira, pasi nuk ka shënuar asnjë gol në Serie A.

Për paraqitjet e tij të dobëta ka folur edhe trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili ka kërkuar nga Silva më shumë respekt për fanellën e klubit.

“Të gjithë i dimë aftësitë e tij. Me Portugalinë shënon gjithnjë, por kur luan me Milanin duhet të bëjë më shumë”, tha Gattuso për mediat italiane.

“Kur ju e vishni fanellën e Milanit, ju duhet ta respektoni atë”.