Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe deputetët e LDK-së, janë përplasur rreth kërkesës së kompanisë “Bechtel&Enka;”, për dhënien e 63 milionë eurove për shkak të shtyrjes së kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Ministri Lekaj ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së qeverisë së kaluar.

Por replikojë deputeti dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili kërkoi sqarim se pse Bechtel&Enka, ua ka kërkuar atyre 63 milionë euro, derisa Qeverisë së kaluar vetëm 14.78 milionë euro.

Përgjigja e ministri Lekaj ishte se nuk e di pse kaq shumë po iu djeg.

Në debat u përfshi edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili theksoi se i vije keq që në krye të dikasterit është ministri i cili nuk i lexon kontratat.

Edhe ndaj Hotit pati replikë ministri Pal Lekaj, i cili tha se për obligimet që nuk i ka shlyer qeveria e kaluar ndaj kontraktuesit ka ardhur deri të ky dëmshpërblim dhe kërkesë e Bechtel&Enka.

Nuk u ndal me kaq, pasi Hoti kritikojë ministrin Lekaj se nuk kupton, pasi kontrata nuk negociohet.

Ndërsa, ministri Lekaj tha se nuk negociohet kontrata, por kërkesa e kompanisë Bechtel&Enka.

Deputetët po vazhdojë me pyetjet e deputetëve ndaj kabineitit qeveritar, ndërsa, së shpejti pritet të shqyrtohet raporti i shqyrtohet raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, si dhe kërkesa e këtij fondi për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018./KosovaPress/