Skuadra e Chelseat ka kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup, pas fitores ndaj Bournemouth me rezultat minimal 2:1

Chelsea i Antonio Contes ka mposhtur 2:1 Bournemouth në Stamford Bridge, për të kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Golat për Chelsean i shënuan Willian dhe Morata, ndërsa për mysafirët Gosling.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea bëhet skuadra e tretë që kalon në gjysmëfinale të kupës, pas Cityt dhe Arsenalit që siguruan mbrëmë.