Bayern Munich ka shënuar fitore prej 2:1 ndaj Borussia Dortmundit në DFB Pokal

Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar rrugëtimin e saj në DFB Pokal pas fitores 2:1 ndaj Borussia Dortmund, duke kaluar në çerekfinale.

Golin e parë për Bayernin e shënoi qendërmbrojtësi Jerome Boateng, ndërsa të dytin e shënoi Thomas Muller.

Në anën tjetër golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Yarmolenko.