Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se Keylor Navas dhe Mateo Kovacic do të luajnë si titullarë, ndërsa disa minuta do t’i luajë edhe Gareth Bale.

Keylor kthehet në Fuenlabrada për të luajtur përpara ndeshjes të së shtunës kundër Athletic.

“Nesër ai do të jetë me ne tashmë ” njoftoi Zidane, i cili nuk donte të fliste shumë për dëmtimin që ka lënë më shumë kohë se sa pritej Navasin jashtë fushës.