Spanja ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore kundër Costa Ricës (11 nëntor) dhe Rusisë (14 nëntor).

Trajneri  Julen Lopetegui ka ftuar Iniestan edhe pse ai ka probleme fizike, ndërsa risi janë Alberto Moreno (Liverpool) dhe Luis Alberto (Lazio), shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

Monreal, Pedro dhe Azpilicueta janë mungesat për iberikët.

Lista e Spanjës:

De Gea, Reina, Kepa, Sergio Ramos, Piqué, Bartra, Odriozola, Nacho, Alba, Alberto Moreno, Isco, Luis Albëero, Saúl Ñíguez, Asensio, Busquets, Thiago, Iniesta, Illarramendi, Suso, Callejón, Vitolo, Aspas, Morata, Silva, Rodrigo.