Faouzzi Ghoulam ka pësuar dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Manchester Cityt të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Lajmi është konfirmuar nga Napoli e cila njofton se lojtari ka këputur ligamentin e kyçit të djathtë.

 “Fouzi Ghoulam është kontrolluar nga profesor Mariani në Villa Stuart. Në konkluzione përfundimtare ka dalë këputja e ligamentit kryçëzor në gjurin e djathtë. Ghoulam do të operohet sot”, thuhet në komunikatën e Napolit