Qeveria zvicerane sot kumtoi se do të zhbllokoj mbi një miliardë euro që të vazhdoj të ndihmojë, siç e bënë këtë tashmë 10 vjet, me anëtaret lindore dhe qendrore evropiane të Bashkimit Evropian.

Kjo “ndihmë autonome”, e cila do të votohet në parlament, është ekuivalente me 1,3 miliardë franga zvicerane për periudhë të re dhjetëvjeçare. Qëllimi është të ulen dallimet ekonomike dhe sociale në Evropë, që është në interes ekonomik dhe politik të Zvicrës, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Informacioni u publikua nga ana e presidentes zvicerane Doris Lojt’hard gjatë vizitës në Bernë të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod-Junker.

“Zvicra tregon se është partnere e sigurt”, tha Junker në konferencën për media.

Në akuzën prej njërit nga gazetarët se ka ardhur në Zvicër për të “kërkuar çek” , kryetari i KE-së tha: Nuk jam në Bernë që të marrë dhuratë. Vendimet e Këshillit federal (qeverisë) janë të pavarura.

Nga viti 2007, Zvicra , si përkrahëse e zgjerimit e cila nuk është anëtare e BE-së, por bën pjesë në Asociacionin Evropian për tregti të lirë (EFTA), ndihmon financiarisht shumë projekte, të cilat kanë për qëllim uljen e pabarazive ekonomike dhe sociale në vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore, të inkuadruara në BE në periudhën prej viteve 2004, 2007 dhe 2013. Shuma arrin gjithsej 1,3 miliardë franga.