Me rastin e 22 nëntorit, Kongresit të Manastirit dhe Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në patronazhin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika do të organizohen një sërë aktivitetesh për të kremtuar këtë ditë të veçantë në historinë e popullit shqiptar, ditë e cila është edhe festë për shqiptarët në Maqedoni.

Ditën e sotme do të vizitohet Muzeu i Alfabetit në Manastir teksa e tërë ngjarja do të përmbyllet me koncertin solemn i cili tradicionalisht organizohet në këtë vend që sivjet do të mbahet në sallën e madhe të Institucionit nacional, Qendra për kulturë.

Në koncert parashihet të marrin pjesë figura të shquara shqiptare, ministra dhe pjesëmarrës nga komuniteti ndërkombëtar.

Gjitashtu, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të priten dhe nderohen në mënyrë solemne doajenët e arsimit të gjuhës shqipe.

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, dje në Manastir u mbajt tribuna shkencore kushtuar 109 vjetori të Ditës së Alfabetit ku të pranishëm në këtë tribunë ishin studiues të Albanologjisë nga Institucionet shkencore të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. I ftuar special ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i shoqëruar nga zëvendëkryministri Hazbi Lika.