Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, do të marrë pjesë në hapjen e Tribunës Shkencore organizuar me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit.

 Në hapjen e Tribunës do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta.

 Ndërkaq, zëvendëskryeministri Lika dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Meta do të vizitojnë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit.