Valon BELA

Disa politikanë, të vendosur për të mashtruar, për të mos mbajtur fjalën, për të mos respektuar as angazhimet, as marrëveshjet me popullin dhe as marrëveshjet me partnerë kanë frikë se mos, nga populli, po trajtohen me rreptësi për të gjitha këto. Në më të shumtën e rasteve sigurojnë veten se në jetën publike nuk ka gjë më të zakonshme se mosmbajtja e fjalës së dhënë. Shpesh, ata e konsiderojnë si çmim të suksesit. Madje, ata aty shohin edhe talent. Çfarë rëndësie për ta kanë metodat, nëse synimi për “sukses” u ka rrëmbyer shikimin.
Prandaj edhe gënjeshtrat i kanë bërë zakonshmëri e fjalimeve të tyre. Nga gënjeshtra në gënjeshtër mendojnë se ia hedhin popullit atë me të cilën ishin mashtruar vetiu.
Një rregull që vlen për të gjithë, nuk vlen për ata dhe ajo që vlen për ata, assesi të vlejë për të gjithë. Vetëm me këtë rregull kaosi ata mbijetojnë.
Në pikëpamjet fetare ata janë tmerri vetë edhe pse janë të kamuflluar me veprimtari të atilla. Dhe a nuk është Xhehenemi i mbushur me hipokritë ?
Por një gjë të jeni të sigurtë; se po e futët Zotin pjesë të mashtrimeve tuaja, Ai do e dëshmon pastërtinë e Tij nga veprat e juaja të liga !

Dhe a ka dëshmi më të madhe se disfata e fundit ?!

Na ruaj o Zot nga djajtë e mallkuar që deshtën me ua thy qafën robërve të Tu …

Ti je Mbrojtësi më i mirë.