Para pak çastesh në fshatin Rogle të komunës së Zhelinës ka shpërthyer zjarr në një objekt të bagëtive. Siç shprehet komandati i NJTKZ-së Uka Aliti për TetovaSot, NJTKZ me tre automjete dhe tetë zjarrfikës kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në objeketet afër. Nga zjarri nuk ka dëme në kafshë por vetëm dëme materiale.