Një resort në Gjeorgji është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën 12 personave dhe plagosur 21 të tjerë.

Të gjitha viktimat në hotelin dhe kazinonë 22-katëshe, vdiqën nga tymi.

Resorti Leogrand, në breg të Detin e Zi, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm që është përhapur në disa kate të ndërtesës, tha ministria e brendshme gjeorgjiane.
Shkaku i zjarrit, i cili zgjati orë të tëra, nuk është ende i qartë. Më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli.

Mes të plagosurve janë tre turq dhe një izraelit. Identifikimi viktimave është ende në proces  e sipër por një deklaratë e ministrisë së brendshme raportoi fillimisht se bëhet fjalë për një iranian dhe 10 gjeorgjianë.