Real Madrid është 10 pikë pas Barcelonës në këto javë të kampionatit në Spanjë. Madrilenët kanë pasur një sezon me luhatje ku kanë munguar edhe rezultatet pozitive të sezoneve të shkuara.

Dëmtimet e shumë lojtarëve si Navas, Kovacic, Marcelo apo edhe Bale kanë shoqëruar ”galaktikët” në këtë përiudhë.

Por trajneri Zidane nuk e pranon si justifikim diçka të tillë për diferencën e krijuar me Barcelonën.

Nuk mund të përdorim si justifikim dëmtimet për distancën e krijuar me Barçën. Ekipi nuk varet nga 3-4 lojtarë që janë dëmtuar, pasi këtu të gjithë janë njësoj. Nuk ka alibi për distancën 10 pikëshe, por duhet punë për të rikuperuar ato pikë që kemi lënë deri tani në La Liga”, deklaron Zidane.