Zinedine Zidane beson se inkuadrimi i teknologjisë ‘VAR’ në La Liga, do të përmirësonte futbollin spanjoll.

La Liga dje e sot, është akuzuar shumë për mos aprovimin e sistemit VAR, gjë nga e cila pësoi mbrëmë Barcelona.

Ishte Lionel Messi që nuk iu pranua një gol i rregullt, kur goditja e tij kaloi vijën e portës së portierit Neto, gjë e cila nuk u vërejt nga gjyqtarët.

“Po, ishte planifikuar. La Liga vendos se kur do të bëhet”, ka deklaruar Zidane në konferencë për shtyp, në pyetjen se kur VAR do të jetë pjesë e futbollit spanjoll.

“Teknologjia ka ndryshuar dhe ky sistem do të përmirësojë futbollin. Por, La Liga duhet të vendos se kur do të bëhet kjo gjë”.