Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet se tre ish zyrtarët e lartë të policisë, tashmë të kërkuar nga drejtësia në lidhje me implikimin e mundhsmë në trafikun e drogës dhe me grupin e Habiljave, me shumë mundësi janë larguar qëkur plasi skandali i ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
E ftuar në “Studio e Hapur” Kryemadhi u shpreh se ish zyrtarët janë njoftuar dhe ndihmuar nga policia e shtetit. Sipas saj dekonspirimi i operacionit për ndalimin e tyre fillon që në momentin kur nuk iu dha e drejta prokurorisë.
Cili është roli i opozitës?
Kërkohet një opozitë e fortë , pasi nëse është një opozitë të dobët qeveria e ka më të lehtë për të kapur institucionet e shtetit. Ne kemi filluar të rakordohemi, pasi dhe situta është e vështirë.
Dekonspirimi i aksionit, a ka një autor?
Po të bëjmë një kthim mbrapa në kohë, çfarë ndodh e argumentin që ndodhi me imunitetin e Tahirit. Gjithë ajo zvarritje gjithë ajo paradë, ishte një fitim kohe që ju bë jo vetëm zotit Tahiri, por ju bë të penduarit apo të implikuarëve.
Keni informacione për personat që janë në kërkim?
Dekonspirimi fillon që në momentin që nuk ju dha e drejta e prokurorisë. Më pas është mënyra se se si është proceduar. Kjo tregon se personat që janë të përfshirë janë ndihmuar nga policia, duke pastruar territorin. Unë mendoj se ata janë larguar që në momentin që filloi diskutimi për Tahirin në Parlament. Personat janë njoftuar për tu larguar. Problemi është se sa policia do të jetë e aftë për ti lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar. Unë kam përshtypjen se janë rreth Shqipërisë.