Me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot (e Mërkurë , 22.11.2017) organizoi pritje solemne për doajenët e arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë.

Fillimisht zëvendëskryeministri Lika të gjithë të pranishmëve ua uroi 22 nëntorin – Ditën e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit në qytetin e Manastirit. Ai para mësuesëve, profesorëve dhe përfaqësuesve tjerë foli për rendësinë e kësaj date dhe njëkohësisht falënderoi ata për kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe edukimin e gjeneratave të tëra.

Sot, tha Lika, shënojmë 109 vjetorin e Kongresit të Manastirit, Kongres ky që vendosi bazat e gjuhës standarde shqipe që paraqet një datë shumë të rëndësishme, sikurse data tjera të rëndësishme për Kombin tonë, shpallja e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Lidhja e Prizrenit.

Zëvendëskryeministri Lika ndau mirënjohje për veprimtarin e shquar të arsimit në gjuhën shqipe, z. Xhevat Gega. Njëkohësisht, ai foli për kontributin e të ndjerit në edukimin si dhe në përpilimin e Abetares së parë në Gjuhën shqipe dhe fal asaj tha Lika, në thurim vargje të bukura në gjuhën tonë amtare.

“Solidarizohemi me njërin nga veprimtarët tonë më të shquar Xhevat Gega, i cili ka dhënë kontribut në shumë punime drejt edukimit në gjuhën shqipe”, tha Lika.

Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoni, z. Skender Hasani.