Masat nga Plani për rritje ekonomike ofrojnë mbështetje të fortë financiare për firmat që janë të orientuara drejt rezultatit, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev në takimet e sotme në Uashington me Stefan fon Friedenurg, drejtor kryesor për inforrmacione dhe nënkryetar i grupacionit të Bankës Botërore dhe Xhon Pancer, drejtor i makroekonomi dhe menaxhim fiskal në Bankën Botërore.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se realizimi i politikave ekonomike është prioritet i lartë në programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe se mbështetja shtetërore e ekonomisë, realizimi i investimeve kapitale dhe stabiliteti energjetik pret rritje intensive të ekonomisë.

“Qeveria ka krijuar një sërë masash ekonomike, që e quajmëm Plani për rritje ekonomike, të cilat janë transparente, të bazuara në kritere të qarta dhe ajo çfarë është e rëndësishme zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha kompanitë. Bëhet fjalë për model që do të mundësojë qëndrueshmëri të ekonomisë së  Maqedonisë në afat të gjatë”, nënvizoi Angjushev.

Masat nga plani për rritje ekonomike, shtoi, ofrojnë mbështetje të fuqishme për kompanitë të cilat janë të orientuara drejt rezultatit, për zhvillim teknologjik dhe prodhues të kompanive, rritje të eksportit dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes të kompanive vendase dhe të huaja, me qëllimin përfundimtar të rritjes së bruto prodhimit të brendshëm.

“Simulimet të cilat janë në vijim, tregojnë se nëse do të zbatohen masat e reja për mbështetje po zbatohen për investime të huaja që tashmë punojnë në vendin tonë, do të ishin madje edhe më të forta financiarisht. Me konceptin e ri orientohemi drejt arritjes së rezultateve, gjegjësisht i cili tregon rritje në punë, do të marrë mbështetje edhe nga Qeveria”, theksoi Angjushev.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore, thonë nga Kabineti i Angjushevit, theksuan se presin bashkëpunim intensiv dhe konstruktiv me Qeverinë, veçanërisht në realizimin e projekteve të cilat po zbatohen në Republikën e Maqedonisë. Ata theksuan se do të angazhohen për përshpejtim të projekteve në drejtim të ndërlidhjes ekonomike rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për transport më të shpejtë, më efikas dhe më të sigurt të njerëzve dhe mallrave. Theksuan se ndërlidhja infrastrukturore e rajonit përmes korridoreve rrugore dhe hekurudhore 8 dhe 10 është kyçe për rritjen ekonomike të Republikës së Maqedonisë, por edhe të rajonit.